Dhjetëra organizata të joqeveritare, të organizuara në nismën “Lamtumirë për Bukovën”, në një letër drejtuar institucioneve kompetente, kërkojnë zgjidhjen urgjente të problemit me deponitë jostandarde Bukovë dhe Maucker, ku Ohri depoziton mbeturinat e veta. Deponia duhej të mbyllej më së voni deri në vitin 2020.
” Grupi Lamtumirë Bukovë” kërkon që të gjitha organet shtetërore, ministritë dhe vetëqeverisjet lokale nga i gjithë rajoni jugperëndimor të ulen në tryezë dhe të dakordohen, sepse situata ka qenë urgjente për disa vjet. Deponia helmon të gjithë rajonin e Ohrit si dhe një pjesë të fshatrave në Resnjë”, tha Gjoko Zoroski – ekologjist.
“Presim një rritje të numrit të mbështetësve të kësaj nisme deri në rezultatin përfundimtar, domethënë mbylljen e deponisë së Bukovës, së bashku me deponinë Maucer, e konsiderojmë këtë ditë si një ditë të revolucionit ekologjik, kur do tu vihet fundi këtyre deponive”, u shpreh Goran Angjeloski – banor i Kuraticës .
Për momentin, thonë se situata me deponinë është shqetësuese. Tymi, i cili përmban materie kancerogjene, në mënyrë natyrale arrin në qytet dhe lagjet përreth. Deri më tani janë shkelur të gjitha afatet e përcaktuara për mbylljen e deponisë. Komuna e Ohrit paralajmëroi se qëndrimin e saj do ta japë javën e ardhshme. Deri më tani, nuk ka asgjë nga ndërtimi i një deponie rajonale për rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë, që do të ndërtohet në Komunën e Novacit, afër Manastirit./Alsat/