Analistët pesimistë për kontestin me Sofjen

    Njohësit e çështjeve ndërkombëtare nuk janë optimistë se çështja me Bullgarinë mund të zgjidhet deri në dhjetor, siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Nuk dihet nëse në Bullgari do të formohet qeveri politike dhe e qëndrueshme pas zgjedhjeve të reja, të caktuara për në nëntor. Analisti Bllagojçe Atanasovski shprehet se, deri atëherë Bullgaria nuk do të negociojë me Maqedoninë për dallimet.

    Unë absolutisht nuk pres ndonjë zgjidhje magjike, që mund të gjendet në Bullgari një udhëheqës politik ose udhëheqje. Paraprakisht të krijohet një klimë e tillë politike që të mund ta heqin veton, sepse aksionet tashmë janë shumë të larta. Ata na bëjnë gjithmonë disa kërkesa absurde dhe joreale që prekin identitetin, ndjenjat, gjuhën dhe historinë tonë kombëtare – deklaroi Blagojçe Atanasovski, Politikolog.

    Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, ngre pyetjen nëse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në gjendje të gjejnë një formë bashkëpunimi me Bullgarinë për të zhbllokuar procesin e zgjerimit? Pastaj, Shkupi dhe Sofja të vazhdojnë të negociojnë për dallimet historike.

    Sigurisht është vlerësuar se ka ndonjë mundësi menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari dhe aty bazohen këto vlerësime. Unë nuk do isha shumë optimiste, dhe nuk do i kisha ngritur pritshmëritë. Le të shpresojmë të jemi pozitivisht të befasuar. Në BE dhe institucionet e BE-së e kanë të qartë se kjo çështje e rrënon besueshmërinë e procesit aderues edhe të vetë BE-së – u shpreh Simonida Kacarska, Instituti për politikë evropiane.

    Kacarska nuk pret që në samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Slloveni të ketë ndonjë vendim pozitiv për Shkupin dhe Tiranën. Ndryshe, zëvendës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Gabriel Eskobar ditë më parë shprehu shpresë se shtetet evropiane do ta kuptojnë rëndësinë strategjike dhe do u mundësohet Maqedonisë dhe Shqipërisë t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Diplomati Milenkoski kërkon të gjykohet në RMV

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Pollogut kërkojnë ndihmë nga autoritetet, rrezikohen nga përmbytjet gjatë vjeshtës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë