Në një analizë të opinionit publik të realizuar në vitin 2024, e cila bazohet në hulumtime të mëparshme nga vitet 2014 deri në 2023, është vlerësuar mbështetjeja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Rezultatet e sondazhit, të cilat janë prezentuar si përqindje dhe për të cilat është përcaktuar një gabim statistikor prej ±3%, u krahasuan me gjetjet e hulumtimeve të mëparshme, duke ofruar një pamje të qartë të evolucionit të opinionit publik gjatë dhjetë viteve të fundit, njofton Nistori.
Ky sondazh përdor të njëjtën metodologji dhe pyetësor si anketat e kryera në vitet e kaluara. Me këtë qasje, krijohen kushte për një mini analizë të mbështetjes për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në dhjetë vitet e fundit.
Gjetjet kryesore:
- 62% e popullsisë mbështet aspiratat e anëtarësimit të Maqedonis së Veriut
- Ekziston një pabarazi e konsiderueshme në mbështetjen për anëtarësimin në BE midis të dyve grupet më të mëdha etnike në Maqedoninë e Veriut, maqedonasit etnikë dhe shqiptarët etnikë.
- 56% e të anketuarve të cilët janë maqedonasë mbështesin aspiratat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
- 82% e të anketuarve që janë shqiptarë mbështesin aspiratat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
- Pothuajse 60% e të anketuarve që janë në favor të anëtarësimit në BE janë të motivuar nga pritshmëritë materiale.
- Pothuajse një e treta e popullsisë beson se zhvillimi ekonomik do të përfitojë më shumë nga anëtarësimi i suksesshëm në BE.
- Ndërsa përfitimet ekonomike janë shpesh shtytësi kryesor, përfitimet jomateriale si reformat demokratike, stabiliteti dhe integrimi kulturor gjithashtu njihen gjithnjë e më shumë si rezultate pozitive kryesore të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.
- 60% e popullsisë nuk besojnë se përfitimet e anëtarësimit në BE do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar largimin e popullatës së re nga vendi.
Analizën e plotë 2014-2024 mund ta lexoni KËTU!