Angellov vazhdon të mbetet drejtor, pavarësisht se u bashkua me opozitën maqedonase

    Pasi drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angellov, njoftoi se me partinë e tij “Dinjiteti” kalon në koalicion me VMRO-DPMNE-në opozitare, një ditë më parë, sipas Angellovit, kryeministri Talat Xhaferi përmes telefonit e ka paralajmëruar se do ta shkarkojë. Nga Qeveria thonë se për këtë çështje do të vendosin në seancën e radhës.

    Jozyrtarisht, Xhaferi deri atëherë do të shqyrtojë nëse vendimi mund të merret në përputhje me dispozitat ligjore që pengojnë shkarkimin e funksionarëve kur veçmë janë të shpallura zgjedhjet. Angellov përsëriti se do të pranonte shkarkimin e mundshëm pa kundërshtim, edhe pse mori fjalë nga LSDM-ja, se kjo nuk do të ndodhë.

    “Me qëllim që propozimi i kryeministrit për shkarkimin tim të pranohet, ministrat, duke përfshirë zëvendëskryeministrat e LSDM-së, gjithashtu duhet të japin mbështetjen e tyre. Përndryshe, nuk do të ketë shumicë për shkarkimin tim. Unë jam drejtor i emëruar nga kjo Qeveri, por atë që ai dëshiron të më pyesë, e kemi thënë publikisht. Ne kemi njoftuar publikisht se po largohemi nga koalicioni me LSDM-në, kjo është e padiskutueshme dhe ne po hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në”, u shpreh Stojanço Angelov, kryetar i partisë “Dinjiteti”.

    Ndërsa nga LSDM-ja thonë se koalicioni qeverisës nuk do të fillojë procedurë për shkarkimin e Angellovit nga pozita e drejtorit në QMK-së. Ai u largua nga koalicioni me socialdemokratët, sepse ligji për “branitellat” që ai inicioi nuk ishte votuar. Tani për tani, nuk ka detaje nëse kjo çështje ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit me VMRO-DPMNE. Opozita thotë se po bisedon me “Dinjitetin” e Angellovit, “Të Bashkuar për Maqedoninë” të Lube Boshkovskit, si dhe me “Aleancën Demokratike” të Pavle Trajanovit, por edhe me parti të tjera më të vogla në pushtet pa specifikuar se cilat. VMRO pret të finalizojë bisedimet dhe të nënshkruajë një marrëveshje koalicioni deri në fund të javës.

    “Ka parti nga koalicioni qeverisës që ka mundësi të bashkohen, unë lë një kusht të vogël sepse procesi është afër përfundimit. Por ka edhe parti që donin të flisnin me ne, por me të cilët mendonim se nuk duhet të flisnim, sepse nuk ndajnë parimet dhe pikëpamjet tona”, tha Aleksandar Nikolloski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Ndërsa zyrtarët që vendosën t’i bashkohen opozitës këto ditë duket se do të qëndrojnë në kolltuqe, kjo nuk ndodhi me drejtorët e Aleancës për Shqiptarët, të cilët i qëndruan besnikë Arben Taravarit. Për drejtorët e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Postës së Maqedonisë, Gazmend Abdija dhe Bujare Abazi, Xhaferi menjëherë thirri seancë, i shkarkoi dhe nuk priti vendimet e Komitetit të kuadrove të Aleancës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ligji për personat në listën e zezë amerikane, nuk do ta shohë dritën në këtë përbërje parlamentare?!

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka policë komunalë në RMV, as pas katër vitesh ligji nuk është gati

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë