Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”, reagoi sot nëpërmjet një deklarate ku thuhet se zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë” dhe kryetar i Unionit të veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, ku shihet se ka pozuar me krenari me një arush që e ka qëlluar në dhjetor të vitit 2024. Ariu klasifikohet si kafshë e egër e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja apo ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar, përcjell Nistori.
“Fotografitë e siguruara nga Anima Mundi tregojnë se Drango pasi ka vrarë ariun, pozon me gjakftohtësi me të sikur të ishte një trofe, i cili pasqyron vetëm hobin e tij të sëmurë, siç flasin fotot e tij në rrjetet sociale me kafshë të ndryshme të egra të vrarа. Bëhet fjalë për një person, i dyti në hierarki në një ndërmarrje publike, i cili duhet të jetë shembull i respektimit të ligjeve, jo autor i krimeve. Nga aty lind pyetja nëse Dangov është i paprekshëm për drejtësinë vetëm pse është politikan dhe sa herë e ka bërë këtë akt monstruoz? Sipas nenit 11 të Ligjit të prejave dhe gjuetisë, ariu klasifikohet si pre e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja apo ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar. Gjithashtu, neni 14 i të njëjtit ligj parashikon se gjuetia e ariut ndalohet përgjithmonë, pa përjashtim. Sipas nenit 228 të Kodit Penal, gjuetia e gjahut të mbrojtur, si p.sh. ariut, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Theksojmë se një person i qytetëruar është vetëm ai që ka respekt për të gjitha qeniet e gjalla dhe jo ai që degradon habitatet e tyre, pushton territorin e tyre jetësor dhe natyror dhe vret i armatosur deri në dhëmbë. Anima Mundi do të bëjë kallëzim penal kundër Drangos presin shkarkimin e tij nga detyra, sepse ata që kryejnë funksione publike duhet të jenë sinonim i përgjegjësisë, llogaridhënies dhe respektit të ligjit, në vend që të vrasin specie të mbrojtura kafshësh me armë në dorë dhe të mos japin përgjegjësi. Kërkojmë që ligji të zbatohet për të gjithë dhe që për këtë krim kundër natyrës në të cilin humbi jetën një kafshë e çmuar, të pasojë dënimi më i lartë i parashikuar me ligj”, thuhet në reagimin e Anima Mundi. /Nistori/