Ankesat e qytetarëve në RMV: Fatura të larta të energjisë elektrike, ushqimi i shtrenjtë dhe shitja ilegale në Facebook

    Gjatë një viti në Organizatën e konsumatorëve qytetarët kanë dorëzuar mbi 2600 ankesa. Qytetarët ankohen më së shumti për produktet e prishura, fatura të larta të energjisë elektrike, por edhe për mos uljen e çmimeve të produkteve pas uljes së TVSH-së – për produktet ushqimore. Ndonëse tregtarët kanë edhe dy ditë afat për të harmonizuar arkat fiskale me TVSH zero për këto produkte qytetarët tashmë paraqiten në Organizatë.

    “Qytetarët ankohen dhe paraqiten te ne sepse nuk mund ta dinë nëse TVSH-ja është vërtet zero. Pritet ndryshimi i arkave fiskale në mënyrë që të kontrollojnë faturën që marrin dhe të shohin nëse tatimi është zero. Më e rëndësishme është ajo se produktet kanë deklaratë të caktuar që nuk është e lexueshme, njerëzit nuk mund të lexojnë se çfarë shkruan dhe cilat janë vetitë ushqyese të produktit dhe këtu kemi gjithashtu shumë probleme”, tha Mariana Lonçar Velkova – kryetare e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë.

    Rreth 10 për qind e ankesave të qytetarëve janë për produkte të blera online. Shitjet në rrjetet sociale nga tregtarë të paregjistruar rritet e me këtë edhe abuzimet ndaj qytetarëve.

    “Në rritje është edhe shitja ilegale në Facebook, konsumatorët blejnë çdo ditë dhe ndodh që ata të mashtrohen nga tregtarët online sepse nuk marrin llogari fiskale apo fatura. U bëjmë thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes ku blejnë, kur paguajnë me kartela apo me para në dorë, të mos marrin produkte të dëmtuara apo të marrin produkte që nuk i kanë porositur”, deklaroi Martina Grncarovska – Organizata e Konsumatorëve.

    Qytetarët kanë pasur ankesa edhe për pajisjet elektrike dhe celularët në pjesën që është përgjegjëse për servisimin e tyre dhe nëse faji për prishjen e pajisjes është i blerësit apo i shitësit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Serbia paralajmëron eksporte të grurit në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Studentë dhe qytetarë mblidhen para Kryeministrisë, protesta e radhës të shtunën

    Lajme tjera

    Një BE kokëfortë

    *Pikëpamjet e shprehura në koment nuk pasqyrojnë domosdo pikëpamjet e REL-it Përderisa fokusi në Evropë gjatë ditëve të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë