Anketa: 27% e qytetarëve në RMV mendojnë se qeveria duhet të shpenzojë më pak për mbrojtje

    Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë të të anketuarve nga të gjitha vendet anëtare – 27 për qind, të cilët janë përgjigjur se vendi ynë duhet të shpenzojë më pak për mbrojtje.

    Vetëm 35 për qind e të anketuarve në vend janë përgjigjur se Maqedonia e Veriut duhet të mbrojë një shtet tjetër anëtar të NATO-s në rast të ndonjë sulmi, krahasuar me 40 për qind që kanë thënë se nuk duhet t’i bashkohet mbrojtjes së atij vendi.

    Ky zbulim është pjesë e hulumtimit të gjerë që Aleanca e kreu në prag të Samitit të Uashingtonit, i cili, ndër të tjera, shënon edhe 75 vjetorin e themelimit të organizatës. Anketa, e cila është kryer në terren dhe me telefon në të 32 vendet anëtare të NATO-s me gjithsej 31.386 të anketuar, tregon qëndrueshmëri në mendimin e qytetarëve, 60 për qind se vendet e tyre janë më të sigurta si rezultat i bashkëpunimit mes anëtarëve të NATO-s nga Evropa dhe atyre nga Amerika Veriore.

    Këtu Maqedonia e Veriut është mbi mesataren me 62 për qind të cilët janë përgjigjur “po”. Vendi është nën mesataren e përgjithshme prej 73 për qind në pyetjen nëse Aleanca është e rëndësishme për sigurinë e vendit – 69 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht.

    Ngjashëm është edhe me pyetjen “si do të votonit në një referendum për anëtarësimin në NATO”, ku 64 për qind e të anketuarve në vend kanë thënë se do të votonin “po”, që është nën mesataren e përgjithshme prej 70 për qind. Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë të të anketuarve nga të gjitha vendet anëtare – 27 për qind, të cilët janë përgjigjur se vendi ynë duhet të shpenzojë më pak për mbrojtje. Vendi ynë ka gjithashtu përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë deklaruar se agresioni rus kundër Ukrainës nuk ka ndikim mbi sigurinë kombëtare – kështu janë përgjigjur 61 për qind, kundrejt 33 që besojnë se lufta ka ndikim mbi sigurinë e Maqedonisë.

    Të anketuarit në vend gjithashtu kanë shprehur mosbesim te mediat vendase lidhur me raportimin mbi luftën në Ukrainë – 56 për qind kanë thënë se nuk kanë besim, ndërsa 37 se kanë, dhe 7 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë. Mesatarja e përgjithshme në vendet e NATO-s është 44 për qind besim.

    Më shumë se gjysma e të anketuarve në vend – 51 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. 41 për qind kanë thënë se ndihma duhet të vazhdojë. Anketa tregon gjithashtu se perceptimi negativ i qytetarëve për Rusinë është në rënie te anëtarët e NATO-s. Edhe pse një pjesë e madhe – 62 për qind nuk e shohin pozitivisht Rusinë, kjo përqindje është më e ulët se në vitin 2022 kur ishte 68 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Sofja e Shkupi në kërkim të “paqes”!

    Lajmi i rradhës

    Bankat me fitime të majme  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë