Anulohet seanca për rigjykim për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Sot në Gjykatën Penale në Tetovë ka filluar procesi i rigjykimit për rastin e djegies së spitalit modular, kur më 8 shtator të vitit 2021 jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.

    Autoritetet njoftuan se seanca e sotme anulohet për më 5 nëntor, pasi mungon njëri prej avokatëve, i cili sipas njoftimit, është në pushim mjekësor.

    Ndryshe, vitin e kaluar Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat. Në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

    Lajmi Paraprak

    Për shtypjen e ulët të gjakut ndihmojnë lëngjet, ndërkaq për shtypjen e lartë ushqimi mediteran

    Lajmi i rradhës

    Ish-drejtoresha Besija Iljazi akuzohet për keqpërodorim të detyrës zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë