Apasiev kundër prokurorit të ri shqiptar, Islam Abazi: BDI-ja ua ka marrë edhe Prokurorinë për krim të organizuar!

    Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka komentuar zgjedhjen e nënkryetares së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Vilma Ruskovska, përcjell Nistori.

    “Çfarë ironie… Ditën e “liderit”, BDI ua ka marrë edhe Prokurorinë për krim të organizuar! Mjeshtërore”, ka shkruar Dimitar Apasiev, deputet dhe lider i së majtës.

    Në krye të OJO-GOKK-së është zgjedhur Islam Abazi. Ai mori 66 vota nga gjithsej 160 prokurorë që mund të votonin.

    Dy vota më pak ka marrë kandidati Ermon Neziri. Kandidatet Vilma Ruskovska dhe Desa Paunovska kanë fituar më pak se 10 vota. Ndryshe, Islam Abazi vjen nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jeta e qytetarëve të RMV-së rëndohet çdo ditë e më shumë, shkak kriza ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Aronia – Fruti medicinal më i pasur me antioksidantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë