Apeli i Brukselit: të harmonizohen politikat e jashtme me BE-në

    Brukseli zyrtar së fundi shpalli Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për ta stimuluar zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit por edhe për të ndikuar pozitivisht në kryerjen e reformave që kërkohen nga BE-ja. Një Plan i tillë do të jetë ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor derisa po përballen me një inflacion të vazhdueshëm. Por një nga kërkesat e BE-së për të përfituar nga ky plan do të jetë harmonizimi i politikave të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së.

    Një nga kriteret kyçe me të cilat vlerësohet gatishmëria e secilit vend për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është përputhja e politikave të vendeve kandidat për anëtarësim në BE me politikën e jashtme evropiane. Harmonizimi i politikës së jashtme do të nënkuptojë një interes të përbashkët me BE-në për të fituar nga kjo skemë ekonomike që do t’i ndihmoj vendet kandidate të përparojnë në reforma të cilat kërkohen nga BE-ja.

    Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka pikët më të larta, por edhe politikën e saj të jashtme e ka përafruar me atë të BE-së dhe qëndron bukur mirë. Pra, Maqedonia e Veriut, nëse ka diçka që është yll që shndërritë – është mu ky dimension i politikës së saj në rrugëtimin euro-integruese, pasi që 100 për qind lëre që e kemi harmonizuar mirëpo i përmbahemi gjithashtu edhe sanksioneve kundër Rusisë.

    Ana Pisonero zëvendëse e Komisionit Evropian, ka deklaruar se përafrim i politikave të përbashkëta me BE-në përfshihet, si synim specifik, në kuadrin e agjendave të reformave.

    “Kjo do të thotë se vendet do të duhet të shpjegojnë në agjendat e reformave se si presin që këto masa dhe masat që planifikojnë të marrin për të kontribuar në harmonizimin progresiv dhe të vazhdueshëm kur bëhet fjalë për politikën e jashtme”, thotë ajo.

    Nga ana tjetër, gjatë vizitës së tij në Shkup, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se BE-ja duhet t’i japë dorën Maqedonisë dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë këtë do e bëjë Kina dhe Rusia. Tajani, pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cli theksoi se Italia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut dhe se po punojnë për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në BE.

    “Vizita ime këtu nuk është vetëm formale, por është një mesazh i qartë i mbështetjes që ne u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Nuk më pëlqen fjala zgjerim, këto janë vende evropiane dhe duhet të flasim për bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet të gabojmë dhe të humbasim ëndrrën e mijëra të rinjve nga Ballkani që e shikojnë Evropën si atdheun e tyre të dytë. Nëse nuk tregojmë se duam t’u japim dorën atyre që na japin, ka dikush tjetër që dëshiron të na zëvendësojë, si Kina dhe Rusia. Është e papranueshme dhe Italia gjithmonë ka dhënë dhe do të ofrojë mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Tajani gjatë vizitës së tij në Shkup.

    Ditë më parë komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, dje, duke folur për rëndësinë e zgjerimit të BE-së, tha se synimi është që në tetor të këtij viti të mbahen konferenca ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta Maqedoninë e Veriut.

    “Me Serbinë dhe Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, synimi ynë është të mbajmë konferenca ndërqeveritare gjatë muajit të ardhshëm”, tha komisioneri evropian Varheji. Ndryshe, sipas një sondazhi të kryer nga IRI Amerikan gjatë këtij viti, 68 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se do të votonin pro anëtarësimit të vendit në BE. Por vlen të theksohet se pesë vite më parë besimi ka qenë më i madh.

    Qytetarët dyshojnë nëse BE-ja është serioze në synimet e saj për t’u ofruar anëtarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor. Skepticizmi ndaj BE-së erdhi pasi vendi u detyrua të ndryshojë emrin për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë që bllokoi integrimin e saj evropian dhe më pastaj vijoi me veton bullgare. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Krizë me kopshtet në RMV, shumë fëmijë mbeten në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: kërkojmë zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë