Ardhja e mërgimtarëve, Alternativa: Qeveria të lejojë bizneset që të punojnë edhe të dielave dhe gjatë festave

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Vera është periudha kur mirëpresim mijëra mërgimtarë, të cilët kthehen për pushime në vendin tonë. Andaj të gjithë bashkëkombasve tanë u dëshirojmë mirëseardhje dhe pushim të qetë në vendlindje.

    Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e trungut tonë kombëtar dhe kontribues të çmuar në të gjitha sferat. Ardhja e tyre vazhdon t’i ndihmojë bizneset e vogla lokale me injeksion të fuqishëm ekonomik. Prandaj, ne si Alternativë, në bazë të ndryshimeve të Ligjit për tregti dhe Ligjit për orarin e punës, i propozojmë Qeverisë që të marrë parasysh tregtarët dhe esnafin, si edhe krizën ekonomike e cila i ka kapluar ata. Kërkojmë që Qeveria të marrë vendim për të lejuar punën ditëve të diela dhe gjatë festave shtetërore përgjatë sezonit veror, respektivisht nga 1 korriku deri më 31 gusht.

    Besojmë se një hap i tillë do t’i ndihmonte jashtëzakonisht bizneset e vogla, por edhe mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në vend.

    Alternativa gjithmonë ka qenë pranë mërgimtarëve, nevojave dhe kërkesave të tyre, ndërsa këtë e kemi dëshmuar edhe me shumë nisma e projekte gjatë menaxhimit të Ministrisë së Diasporës.

    Ne besojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë gjithçka në kompetencë të saj që të ndihmojë diasporën, por edhe të krijojë kushte që mërgimtarët ta ndihmojnë biznesin lokal.

    Lajmi Paraprak

    Struga gjysmë e zbrazur, edhe pse sezoni i verës ka filluar

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, protestuan veteranët e UÇK-së në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë