“ARM-ja shtyllë e sigurisë, stabilitetit dhe dinjitetit”

    Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në ceremoninë qendrore që u realizua në kazermën “Ilinden” në Shkup, ku Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut festoi ditëlindjen e saj jubilare dhe shënoi të arriturat gjatë tridhjetë viteve të rritjes dhe zhvillimit të saj.

    “Sot me krenari dhe dinjitet festojmë Ditën e Armatës – 18 Gushtin. Ne po festojmë 30 vjetorin e Armatës sonë, e cila është një shtyllë sigurie, mbrojtjeje, stabiliteti dhe besimi si anëtare e barabartë e një prej aleancave më të fuqishme ushtarake-sigurie, NATO-s. Shpreh falënderimin e sinqertë, në emrin tim, në emër të Qeverisë dhe të gjithë qytetarëve, të gjithë pjesëtarëve të Armatës, secilit pjesëtar të personelit ushtarak dhe civil të Armatës sonë, për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e madh gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Kovaçevski duke shtuar se armata është gjithmonë në vijën e parë të ndihmës dhe mbështetjes për të gjithë qytetarët e RMV-së.

    Ceremonia qendrore është një nga aktivitetet përfundimtare me të cilat u shënua jubileu 30 vjet nga formimi i Armatës.

    Lajmi Paraprak

    Sëmundjet akute më të shpeshta në RMV gjatë muajit të kaluar ishin lija e dhenve dhe enterokoliti

    Lajmi i rradhës

    CNN përshkruan historinë e arratisjes së 33-vjeçarit nga Kina për të kërkuar ëndrrën e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë