Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

    Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

    Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga oficerë paraushtarakë jashtë Gjykatës së Lartë në kryeqytetin Islamabad.

    Khan po paraqitej në gjykatë, në lidhje me disa akuza për korrupsion, të cilat vetë ai thotë se janë të motivuara politikisht.

    Sipas disa raporteve, ai u arrestua nga forcat paraushtarake pasi hyri në kompleksin e gjykatës.

    Arrestimi vjen pasi Khan akuzoi një gjeneral të lartë të ushtrisë më 7 maj, për përfshirje në një tentativë për vrasjen e tij, vitin e kaluar.

    Të hënën, ushtria e paralajmëroi atë që të mos bëjë “akuza të pabaza”.

    Kahn është rrëzuar nga posti i kryeministrit në prill të vitit të kaluar dhe që atëherë ka bërë fushatë për zgjedhje të parakohshme.

    Dhjetëra raste janë ngritur kundër tij prej se ka rënë nga pushteti.

    Nëntorin e kaluar, ai i ka mbijetuar një sulmi me armë, derisa po merrte pjesë në një marshim protestues. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjykimi i rastit të lehonës nga Dibra: Për shkak të mjekëve jam gjysmë njeri

    Lajmi i rradhës

    Lëndohen 13 persona nga aksidenti në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë