Arrestohet në Kosovë Alil Demiri, akuzohet për rastin “Monstra”

    Është arrestuar Alil Demiri në Kosovës, i gjykuar për rastin “Monstra”. Sipas njoftimeve të para 38-vjeçari i Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë.

    Lajmi është konfirmuar nga MPB e Maqedonisë.

    “Sot (24.08.2023) Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedoisë kanë arrestuar në Kosovë Alil Demirin (38) në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB-ja e RMV-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “Terrorizëm” i dënuar nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë te liqeni Smillkovcës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e Brendshme për “A1on”.

    Alili Demiri së bashku me Afrim Ismailoviq pas vrasjes në Smillkovcë ishin arratisur për në Republikën e Kosovë.

    Arrestimin e Demirit për Telegrafin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

    “Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thonë nga policia e Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Pse po zhduken xixëllonjat?

    Lajmi i rradhës

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë