Arrestohet shkupjani që grabiti në një pompë benzini në Shkup

    Ministria e Brendshme kumtoi se një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur në një pompë benzini në Shkup, përcjell Nistori.

    “Sot (10.03.2022) në ora 01:50 në konviktin e studentëve në Komunën e Gazi Babës është privuar nga liria personi E.B. (41) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në një pompë benzini në të njëjtën zonë rreth orës 01:30, kështu duke dëmtuar xhamin e derës hyrëse, nga ku ka marrë disa produkte”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Nga MPB shtuan se sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Pas pandemisë do të përballojmë edhe krizën energjetike”

    Lajmi i rradhës

    Të hapet një garë reale dhe demokratike për një lidership të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë