Arrihet koalicioni ndërmjet ASH-së dhe Lëvizjes Besa për rrethin e dytë

    Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp, njoftoi se janë finalizuar marrëveshjet për bashkëpunim në mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    Hoxha i ftoi të gjithë votuesit e Lëvizjes Besa, të votojnë kandidatët e ASH-së, në komunat ku ata janë në garë me BDI-në ose kandidatë të partive tjera.

    “Duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe koalicionin e rvjetërsuar midis BDI-së dhe PDSh-së, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, imponohet pozicionimi i qartë i Lëvizjes Besa kundrejt politikave të vjetra të këtyre dy partive politike të cilat pa asnjë parim të vet dhe kundër vullnetit të vet detyrohen të bashkohen për interesin e vet”.

    “Bëjmë apel që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale gjithë votuesit e Lëvizjes Besa të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët duke ndihmuar kështu në mposhtjen e politike të BDI-së dhe PDSH-së. Po ashtu kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët që në formë reciproke të bëjë thirrje votuesve të vet që të mbështesin e kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë”, tha Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Politikat konvencionale dhe roli i bankave para dhe pas pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Kasami premton ndërtimin e parkingjeve në kate dhe se nuk do të lejojë ndërtime pa leje në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë