Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ndërprerë furnizimin publik për projektin i cili parasheh vazhdimin e bulevardit “Sllovenia”. Këtë e pohoi koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Lubica Jançeva.
“Tenderi për realizimin e dokumentacionit projektor për zgjerimin e bulevardit respektivisht përfundimin e bulevardit “Sllovenia” që vazhdon drejt bulevardit “Bosnja Hercegovina” është ndalur. Nëse i njëjti projekti do të ripërsëritet dhe kur do te bëhet kjo, me të vërtetë nuk e di”, tha Lubica Jançeva, këshilltare e LSDM në Qytetin e Shkupit .
“Se përse është ndërprerë furnizimi publik për planin ideor për ndërtimin e bulevardit Sllovenia, ekipi i TV21 disa herë tentoi të marrë përgjigje edhe nga ana e Qytetit të Shkupit. Kërkuam përgjigje edhe në formë të shkruar edhe deklaratë, por nga Qyteti i Shkupit, asnjëherë nuk dhanë përgjigje.”
Kemi kërkuar përgjigje edhe drejtpërdrejt nga kryetarja Danella Arsovska, por edhe atëherë nuk u përgjigj në thirrjet e TV21.
Ndryshe për fazën e parë të këtij projekti me rebalancin e buxhetit Qeveria ka ndarë 2 milion euro.
I gjithë ky projekt dhe së bashku me dy bulevardet “Hasan Prishtina” dhe vazhdimi i bulevardit “Sllovenia” ishte thënë që të përfundojnë brenda 2.2 viteve, ndërsa projekti ishte promovuar nga ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dy muaj para zgjedhjeve lokale.