ASh Diasporë: VLEN bashkëpjesëmarrëse në fshirjen e diasporës, tërhiqni vendimin

    Aleanca për Shqiptarët Diasporë a reaguar lidhur me heqjen e balacuesit. Ata thonë se zhvillimet politike po i ndjekin me shqetësim të madh, ku për një kohë të shkurtër nga Qeveria e re, siç thonë ata, janë sjellë disa vendime në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

    “Së fundmi kjo Qeveri solli edhe vendimin më të rëndë për ne si diasporë, ndryshimet në Balanser, duke na fshirë nga statistika zyrtare dhe duke na mohuar kështu të drejtën e përfaqësimit dhe të qenrit pjesë e popullatës së përgjithshme në vend. Këtë padrejtësi të madhe jo vetëm që e ka lejuar, por edhe po e realizon edhe koalicioni VLEN të cilët tanimë janë bashkë pjesëmarrës në vendimmarjet e këtilla”, thonë nga ASh.

    Ata thonë se si diasporë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe kontribues të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset në vend, si në ato ekonomike përmes remitencave dhe në shumë raste edhe investimeve të drejtpërdrejta, ashtu edhe në shumë sfera të tjera të jetës publike.

    “Ne jemi të lidhur drejtpërdrejtë me vendlindjen tonë, në shumë momente kemi qenë të kyçur drejtpërdrejtë dhe kërkojmë që të rikthehet trajtimi i barabartë me qytetarët e tjerë. Koalicioni vLEN më së shumti ka keqpërdorur diasporën për qëllime parazgjedhore, ndërsa tani jo vetëm që e kthen shpinën, por dëshiron të na bëjë edhe inekzistent. Të gjitha degët e Aleancës për Shqiptarët në diasporë, reagojnë zëshëm ndaj vendimit të fundit për fshierjen e diasporës shqiptare nga statistika zyrtare e përfaqësimit të drejtë dhe për këtë vendim do të alarmojmë edhe qendrat vendimmarëse evropiane dhe botërore si dhe të gjitha shoqatat e diasporës shqiptare”, thonë nga ASh-Diasporë. 

    Ata nënvizojnë se këto vendime të Qeverisë jolegjitime i shohin edhe si një hap drejt pengimit të rikthimit të disaporës në vendlindje dhe dyshojmë se fshihen edhe skenarë më të rrezikshëm.

    “Ftojmë të gjitha forcat e tjera politike, organizatat qytetare dhe çdo bashkëatdhetar të ngrisë zërin dhe të mos lejojmë këtë padrejtësi që rrënon arritjet mbi dy dekadëshe për integrim të diasporës dhe nxjerjen e përqindjes reale të popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, shtojnë nga ASh-Diasporë.

    Lajmi Paraprak

    “TVSh-ja ime” do të mbetet në fuqi edhe me formimin e Qeverisë së re

    Lajmi i rradhës

    Taravari: do ta depolitizojmë Universitetin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë