ASh-ja dorëzoi në zyrat e BE-së dosje të Teuta Arifit, me akuza për vepra penale dhe keqpërdorime

    Aleanca për Shqiptarët dorëzoi në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup të ashtuquajturën dosje të Teuta Arifit për mandatet e saja në krye të Komunës së Tetovë, me akuza për vepra penale dhe keqpërdorime. Nga kjo parti shpresojnë se këto ankesa do të merren parasysh dhe akreditimi i Arifit si ambasadore e ardhshme në Bruksel do të refuzohet nga BE-ja. Aleanca për Shqiptarët thotë se ministri Jashtëm Osmani ka shndërruar diplomacinë në strehë të politikanëve të dështuar dhe të korruptuar.

    “Kujtojmë se Teuta Arifi u ndëshkua nga tetovarët në zgjedhjet e fundit lokale për shkatërrimin që i bëri Tetovës me qeverisjen e saj korruptive për dy mandate. Ndaj Teuta Arifit janë ngritur dy padi penale për vepra korruptive. Si qytetarë të këtij vendi dhe si opozitë, është detyrë e jona që të kërkojmë nga BE që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit. Akreditimi i saj do të ishte sinjal shumë i dëmshëm për drejtësinë, pasi që fitimi i imunitetit diplomatik nga ana e Arifit do të nënkuptonte pushimin e lëndëve të saj penale. E kjo nuk guxon të ndodh! BE nuk guxon assesi të përdoret si mburojë për të korruptuarit”, u shpreh Arben Fetai, Aleanca për Shqiptarët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja kërkon që Rusia të largohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

    Lajmi i rradhës

    “Gabim teknik në regjistrim gjatë vendosjes së të dhënave për përkatësinë fetare”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë