ASh-ja ekspozitë me “organizatorët” e ngjarjeve të 27 prillit

    Pesë vjet nga terrori në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e enjtja e përgjakshme e 27 prillit të vitit 2017. Partitë politke dhe protagonistët të cilët u gjetën përballë turmës së dhunshme atë natë, kujtojnë momentet e terrorit fizik dhe psikologjik ndaj deputetëve të shumicë së re parlamentare. Aleanca për Shqiptarët, lideri i të cilës ishte sulmuar fizikisht dhe ishte lënë për të vdekur sot para Kuvendit shpalosi fotografitë e atyre që sipas saj janë autorët e vërtetë të 27 prillit. Ata thanë se më 27 prill ra regjimi i Nikolla Gruevskit por jo edhe i Ali Ahmetit.

    “Fatkeqësisht edhe sot LSDM-ja bashkë me BDI-në me gjysmën e atij regjimi krijuan një regjim të ri hibrid, një Qeveri të pa shpresë dhe dëshpëruese, amnistuan organizatorët dhe ekzekutorët e 27 prillit, burgosën pafajësish Feta Alimin dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Naim Bajrami, Aleanca për Shqiptarët.
    LSDM-ja akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së se edhe pas pesë vitesh nuk gjen forcën të kërkojë falje për dhunën e shkaktuar në Kuvend.

    “E enjtja e përgjakshme është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së e cila për 5 vite nuk ka ndryshuar asgjë nga atëherë”, u shpreh Jovan Mitrevski, LSDM.

    Para Kuvendit, protagonisti kryesorë i protestave 100 ditore që i paraprinë dhunës dhe që ishte i akuzuar për nxitje të turmës së dhunshme por që më pas u lirua nga akuza, u solidarizua me të burgosurit për 27 prillin e përgjakshëm. Igor Durllovski u mbyll në një qeli të improvizuar dhe mbylli gojën, duke vendosur një mbishkrim “Heshtja është e keqja”.

    BDI dhe VMRO-DPMNE-ja nuk reaguan zyrtarisht për 27 prillin e përgjakshëm. Për cenim terrorist të rendit kushtetues më 27 prill të vitit 2017 u dënuan 16 persona me 211 vite burg, në mesin e tyre edhe ish ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike aso kohe. Në burg përfundoi edhe Feta Alimi, njeriu i cili shpëtoi Ziadin Selën ndërsa sulmuesit e tij si grup i ndarë u dënuan me 81 vite burg. Si organizatorë të dhunës akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe ish ministri Spiro Ristovski. Dhuna e përgjakshme erdhi si pasojë e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi nga shumica parlamentare LSDM, BDI dhe ASH aso kohe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    100 DITËSHI I QEVERISË | BDI-ia nuk nuk ka realizuar asnjë nga 25 zotimet e saj

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon greva në shkollat fillore dhe të mesme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë