Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditur qëndrimin e saj si parti për zgjedhjet lokale, gjegjësisht në rrethin e dytë. ASH paralajmëron opinionin se do të mbështesë të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë ndaj BDI-së, njofton Nistori.
“Mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe përsërisim qëndrimin tonë konsistentë, se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjetë të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në”, thonë nga ASH.
Në të njëjtën kohë, ASH vazhdon të mbajë qëndrimin se BDI duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me njëmend ndarjen nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI hiqet ME KA KREJT nga pushteti dhe krijojmë shumicë të re parlamentare. /Nistori/