Manipulime në regjistrim, ASh: Diaspora të regjistrohet në komunat vendore

    Aleanca për Shqiptarët sot në një konferencë për media bëri apel që urgjentisht të hiqen 132 mijë të imputuarit pasi nuk janë të regjistruar në terren dhe gjithashtu u mungon përkatësia etnike, shtëpitë ose banesat ku jetojnë, profesioni, niveli i arsimimit, vendi i punës dhe shumë të dhëna të tjera, njofton Nistori.


    “Kërkojmë nga Enti për Statistikë që urgjentisht për personat jorezident të tregojë edhe komunat e banimit në vend, ku ata kanë shtëpi ose banesa dhe për çdo vit kthehen dhe kontribuojnë në ekonominë vendore. Përfshirja e personave të imputuar pa përkatësi etnike nga njëra anë dhe mospublikimi i vendbanimit të personave nga diaspora kanë luajtur rol negativ në paraqitjen e përqindjes reale të bashkësive etnike në vend dhe me këtë rrezikohen të drejtat kolektive që gëzonim deri më tani. Konkretisht, përqindja e shqiptarëve në Kërçovë ka rënë nën 50% dhe me këtë rrezikohet përdorimi i flamurit kombëtar.”

    Aleanca për Shqiptarët vazhdon me bindje të fortë të thotë se rezultatet e regjistrimit janë të manipuluara dhe këtë e dëshmon një fakt i pakontestueshëm për të cilin autoritetet do të duhet të japin sqarim.

    “Nga rezultatet e publikuara kemi rreth 400 mijë persona deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa në listën e votuesve të po të njëjtit vit, 2021, kemi 1.8 miljon votues. Nëse mblidhen votuesit dhe personat nën 18 vjet na rezulton të paktën 2 miljon e 200 mijë banorë, ndërsa nga regjistrimi u tha se banorët rezident dhe jo rezident janë gjithsej 2 milion e 90 mijë. Vetëm sipas të dhënave zyrtate mungojnë të paktën 100 mijë banorë.
    Nëse Enti Shtetëror për Statistikë nuk korigjon këto parregullsi i kujtojmë se do të mbajnë përgjegjësi penale në bazë të nenit 49 të Ligjit për regjistrim ku parashihet të paktën 5 vite burg për këto manipulime.” /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Neutraliteti – statusi që mund t’ia rikthejë sigurinë Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    Sinani: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës, e kemi dënuar pasivizimin e adresave

    Lajme tjera

    PASURIA E BILALL KASAMIT!

    Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë