ASH: Të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë

    Alanca për Shqiptarët ka reaguar pas raportimeve për bllokim të rrugës Mavrovë-Dibër, në ditën kur qytetarët e Dibrës votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës. Nga kjo parti thonë se qytetarë që përkohsësisht jetojnë në qytete tjera në Maqedoninë e Veriut, kanë hasur në pengesa për të kryer të drejtën e votës, ndërkaq kërkojnë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokohet rruga.

    “Në ditën e votimit kur me Kushtetë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Në ditën e dielë, ditë votimi, që nga orët e paraditës realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar. Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të vijnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kërkojmë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokojnë rrugën dhe të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë”, thuhet në reagimin e ASH-së.

    Lajmi Paraprak

    Vela: Vuçiq po inkurajon lëvizjet fashiste në Serbi

    Lajmi i rradhës

    Pleshti dhe Jorgani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë