Asistentë pedagogjikë dhe ndërmjetës për nxënësit rom në Maqedoninë e Veriut

    Në mbështetje të nxënësve rom në Maqedoninë e Veriut, ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, ka paralajmëruar disa ndryshime ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm.

    “Me ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm të cilat së shpejti do të jenë lëndë e debatit publik, akoma më shumë do të përforcohet kujdesi për nxënësit e komunitetit etnik rom, përmes përfshirjes së asistentëve pedagogjik  në arsimin fillor dhe ndërmjetësues arsimor  rom në arsimin e mesëm të cilët do të kujdesen për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, parandalimin e ikjes së të rinjve dhe përvetësimin më të lehtë të materies mësimore”, deklaroi Janevska.

    Ministrja sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, ku ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut shkalla e regjistrimit të romëve në të mesme është 94 përqind, në krahasim më mesataren evropiane që është 90 përqind.

    Raportohet që 87 përqind e nxënësve rom e kryejnë arsimin e mesëm, derisa kjo mesatare në Evropë është 50 përqind.

    Lajmi Paraprak

    “Asnjëherë nuk ndërtohet, asnjëherë” – qytetarët e Kërçovës nuk besojnë se do të përfundojë spitali i shumëpritur

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni dritaret e shtëpisë me uthull molle

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë