“Asnjëherë nuk kam përmendur afate për heqjen e vizave”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, foli për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në NATO.

    Ai tha se asnjëherë nuk ka përmendur afate për heqjen e vizave.

    “Unë jam kryeministër i cili asnjëherë s’ka bërë premtim me afate për heqjen e vizave për Kosovën, as në fushat as në detyrë. Keni pasur shembuj në të kaluarën, 15 muaj, sivjet, vitin e ardhshëm.. mua nuk më keni dëgjuar sepse unë e dija se ajo punë nuk varej nga ne”, tha Kurti.

    Kurti shtoi se në muajin e ardhshme bëhen 4 vejt që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar heqjen e vizave, por kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë vendi anëtar i cili ende refuzon.

    “Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë as në linjë me vetë Brukselin, dhe ne përpiqemi që me durim e përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë se kaq”, tha Kurti.

    Kryeministri shtoi se sa i përket programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe ne kemi marrë pjesë në Defender Europe 21 vitin e kaluar me 330 ushtarë, kemi qenë në mesin e 16 vendeve mikpritëse, do të marrim pjesë edhe në Defender Europe 23.

    “Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribuues në sigurinë globale. Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është se e rrisim buxhetin për 52%, mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si në masë të konsiderueshme e dini që nuk varet prej neve”, tha Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    Rënia e qeverisë bullgare, një problem serioz edhe për Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Depozitohet rezoluta për Srebrenicën, Balla: Do ketë dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë