“Asnjëherë nuk ndërtohet, asnjëherë” – qytetarët e Kërçovës nuk besojnë se do të përfundojë spitali i shumëpritur

    Mbeturina gjithandej, bar dhe ferra të pa pastruara, kjo është pamja e jashtme e spitalit të ri të Kërçovës. Asgjë nuk ka lëvizur edhe pas gati një viti që kur për këtë ka raportuar TV21.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sapo e mori detyrën, dha një premtim për përfundimin e këtij spitali.

    “Rifillimin e punëve për përfundimin e spitalit të Kërçovës që është mbi 20 vjeçare”, tha Taravari.

    Por qytetarët, të lodhur nga pritja e gjatë, as nuk besojnë në përfundimin e këtij spitali, edhe pse e quajnë të domosdoshëm sepse shëndetësia në Kërçovë për momentin është në gjendje jo të mirë.

    – “Asnjëherë nuk ndërtohet , asnjëherë”.

    -“O asnjëherë nuk bëhet ka 40 vite nuk bëhet “.

    -“Edhe 20  vite të tjera “.

    -“Nuk besoj kështu si ka filluar”.

    -Jo, jo, vetëm këto të rinjtë që kanë hyrë në qeveri, inshalla e bëjnë dhe nuk është çudi që ta bëjnë”

    -“Është mirë që spitali të ndërtohet, unë nuk jam kudër, unë jam kundër disa punëve që nuk i kanë bërë, si p.sh. trenin e ndalën, autobusët i kanë ndalur, asnjë nuk ka lëshu ku janë njerëzit tanë, ne duhet të udhëtojmë një njëri një njëri duhet ta paguaj shteti ka shtet këtu apo nuk ka”.

    Kujtojmë se Arben Taravari ndërtimin dhe përfundimin e këtij spitali e ka premtuar edhe në vitin 2017

    kur ishte ministër i shëndetësisë. Atë kohë dha një afat se deri në vitin 2019 do të përfundonte.

    “Garnitura udhëheqëse 15 vjeçare e fundit nga pala shqiptare kanë qenë të Kërçovës dhe fatkeqësisht ky objekt nuk është krye, këtu kam ardhur të tregoj se janë ndarë mjete që në vitin 2018 dhe në vitin 2019 të kryhet ky objekt diku në mars ose prill të vitit 2019 dhe i gjithë spitali i Kërçovës të hyje në objektin e ri”, deklaroi Taravari.

    Pas këtij premtimi janë ndërruar edhe 3 ministra të tjerë si Venko Filipçe, Bekim Sali e Fatmir Mexhiti, për t’u rikthyer sërish Arben Taravari me premtimin më të ri për spitalin që mbi 40 vite është në ndërtim e sipër dhe që kur ka nisur janë ndërruar plot 18 ministra që kanë premtuar përfundimin e spitalit.

    Lajmi Paraprak

    VLEN: BDI-ja vodhi hisen e shqiptarëve për 20 vite me radhë

    Lajmi i rradhës

    Asistentë pedagogjikë dhe ndërmjetës për nxënësit rom në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë