Asociacioni i Odave Ballkanike: Të eliminohen barrierat për të udhëhequr biznes

    Periudhën e kaluar janë evidentuar humbje të mëdha dhe rënie të ekonomive në të gjitha sektorët. Nevoja për kuadër kualitativ që do i përgjigjet nevojave të biznesit edhe më tej është problem, për këtë shkak duhet të ndërmerren aktivitete të përbashkëta. Bashkëpunimi me qeveritë duhet të vazhdoj, ndërsa është e patjetërsueshme edhe eliminimi i barrierave për udhëheqje të biznesit në rajon përmes ndërmarrjes së nismave të reja dhe vazhdimi i atyre të nisura, porositi Asociacioni i Odave Ballkanike (AOB) nga Kuvendi i Përgjithshëm.

    Në Kuvendi që u mbajt onlajn , kryesoi Oda bullgare tregtare-industriale, ndërsa në fokus të debatit ishin mbështetja e kompanive, shërbimet e reja që krijojnë Odat dhe bashkëpunimi rajonal.

    Odat nga Ballkani Perëndimor u pajtuan që përmes procesit të digjitalizimit duhet të tregohet se janë lider në ndjekjen e trendëve botërore dhe evropiane dhe me aktivitetet e tyre të orientojnë në këtë drejtim duke pasur parasysh kushtet në të cilat punohet.

    Fjalim në Kuvendin e Përgjithshëm kishin edhe përfaqësues të Lartë të të gjitha Odave të AOB-së.

    Vitin e ardhshëm kryesimin me AOB-në e merr Oda Ekonomike e Qipros.

    Lajmi Paraprak

    BERZH nuk heq dorë nga projekti për transportin e shpejtë me autobus në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Edi Rama, lideri i parë në Europë për numrin e ndjekësve në Facebook

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë