Atëherë dhe tani: Rilindja e Buçës

    Një zonë pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Mars, 2022.

    Në mars të vitit 2022, kur pushtimi rus i Ukrainës ishte në kulm, Serhii Nuzhnenko i Radios Evropa e Lirë ishte një nga fotoreporterët e parë që hyri në qytetin e Buçës.

    Më shumë se një vit më vonë, fotografi vizitoi sërish disa prej lokacioneve të shkatërruara që fotografoi atëbotë, dhe pa një transformim të madh.

    Një rrugë kryesore në Buça, e fotografuar më 1 mars 2022, gjatë një pauze në luftime. Qyteti, në veriperëndim të Kievit, ishte skenë e betejave të ashpra nga 27 shkurti deri në fund të marsit, kur forcat tokësore ruse ndalën sulmet në Kiev.

    E njëjta rrugë në Buça në maj të vitit 2023.

    Një banor i Buçës qëndron në oborrin e një blloku të djegur apartamentesh, më 1 mars 2022.

    I njëjti oborr në shkurt të vitit 2023.
    I njëjti oborr në shkurt të vitit 2023.
    Olha, banore e Buçës, thotë për Radion Evropa e Lirë: “Kur babai im ndërtoi shtëpinë tonë, ai bëri një bodrum poshtë dhe na tha: Nëse ndodh ndonjë gjë, ky është strehimi juaj nga bombat”. “Kur ndodhi [pushtimi], jashtë pamë tanke duke qëlluar në oborrin tonë. Ne nxituam tek ai bodrum”, kujton ajo.

    Në maj të vitit 2023, Olha qëndron në të njëjtin vend ku duket edhe në fotografinë e marsit të vitit të kaluar.

    Rrënojat në rrugën Vokzalna të Buçës, ku u zhvilluan disa nga luftimet më të ashpra.

    Rruga Vokzalna në maj të vitit 2023. Organizata bamirëse amerikane për ndihmë në fatkeqësi, Global Empowerment Mission, luajti rol të rëndësishëm në restaurimin e pjesës më të madhe të Buçës.

    Pajisje të shkatërruara të Rusisë, të fotografuara në rrugën Vokzalna, më 1 mars 2022.

    Një shtëpi e rindërtuar në rrugën Vokzalna në maj të vitit 2023.

    Banorët e Buçës, Natalya dhe Rustem, më 1 mars 2022: “Ishte shumë e vështirë, shumë e frikshme të uleshe në bodrum, ndërsa jashtë zhurmonin betejat. Ne menduam se ishim në një zonë të sigurt”.

    Natalya dhe Rustem u fotografuan derisa prona e tyre ishte në proces rindërtimi, në shkurt të vitit 2023.

    Një stacion i shkatërruar autobusësh, i fotografuar në rrugën Vokzalna, më 1 mars 2022.

    Stacioni i autobusëve në rrugën Vokzalna në maj të vitit 2023.

    Një ndërtesë e djegur apartamentesh në mars të vitit 2022.

    Pemët pranverore rrethojnë ndërtesën e restauruar plotësisht, në maj të vitit 2023.

    Kavanoza me ushqime dhe një automjet i blinduar i braktisur, në mars të vitit 2022.

    Rindërtimi ishte në proces e sipër në maj të vitit 2023.
    Rindërtimi ishte në proces e sipër në maj të vitit 2023. /REL/
    Lajmi Paraprak

    Zyrtari amerikan Finer me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, mungojnë punonjës në një ndër gjashtë profesione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë