Atëherë dhe tash – Aty ku muri ndante Berlinin

    Tridhjetë e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, krahasimi i imazheve të vitit 2024 me ato nga arkivi, tregon vragë që kanë mbetur nga kufiri më famëkeq i Luftës së Ftohtë.

    “Barriera mbrojtëse antifashiste” e Berlinit u vendos nga qeveria e majtë e Gjermanisë Lindore, e mbështetur nga sovjetikët në verën e vitit 1961, gjoja për të parandaluar hyrjen e spiunëve perëndimorë në Berlinin Lindor. Në realitet, muri, i cili e ktheu Berlinin Lindor në një burg të gjerë në ambient të hapur, ishte një masë e dëshpëruar nga qeveria e Gjermanisë Lindore për të ndaluar miliona qytetarë të saj të iknin drejt lirisë pasi Gjermania u nda në zona të kontrollit sovjetik dhe perëndimor pas Luftës së Dytë Botërore.

    Gjatë dekadave sa qëndroi muri, mijëra njerëz arritën të arratiseshin nga Berlini Lindor, por të paktën 140 u vranë në përpjekje e sipër për të ikur, shumë prej të cilëve u qëlluan nga rojat kufitare gjermanolindore.

    Muri u ra më 9 nëntor të vitit 1989 mes protestave masive brenda dhe jashtë Gjermanisë Lindore, një shtet policor që u shemb së bashku me murin e tij famëkeq.

    Trupat e Gjermanisë Lindore duke ngritur strukturën e betontë të Murit të Berlinit pranë Rajhstagut në nëntorin e vitit 1961.  
    1Trupat e Gjermanisë Lindore duke ngritur strukturën e betontë të Murit të Berlinit pranë Rajhstagut në nëntorin e vitit 1961.

     
    Një makinë duke kaluar nga Berlini lindor në perëndim të tij në pikën e kontrollit Charlie në tetorin e vitit 1964. Ky vendkalim ishte e vetmja pikë përmes së cilës të huajve u lejohej të kalonin.  
    2Një makinë duke kaluar nga Berlini lindor në perëndim të tij në pikën e kontrollit Charlie në tetorin e vitit 1964. Ky vendkalim ishte e vetmja pikë përmes së cilës të huajve u lejohej të kalonin.
     
    Fëmijë në Berlinin Perëndimor në vitin 1968 duke luajtur pranë murit përgjatë rrugës Sebastian që e ndau atë përgjysmë.
    3Fëmijë në Berlinin Perëndimor në vitin 1968 duke luajtur pranë murit përgjatë rrugës Sebastian që e ndau atë përgjysmë.
    Muri që preu mes për mes qendrën e Berlinit, i fotografuar në marsin e vitit 1973.
    4Muri që preu mes për mes qendrën e Berlinit, i fotografuar në marsin e vitit 1973.

    Një djerrinë pranë murit ku kalonte Porta e Brandenburgut, e fotografuar në gusht të vitit 1974.
    5Një djerrinë pranë murit ku kalonte Porta e Brandenburgut, e fotografuar në gusht të vitit 1974.
    Një pikë kontrolli në urën Oberbaum mbi lumin Spree, e fotografuar në tetorin e vitit 1976.
    6Një pikë kontrolli në urën Oberbaum mbi lumin Spree, e fotografuar në tetorin e vitit 1976.
    Ushtarët gjermano-lindorë që patrullojnë përgjatë murit pranë stacionit të trenit të Berlinit në shtator të 1987-tës. Zona neutrale midis mureve të brendshme dhe të jashtme njihej si "Rripi i vdekjes" dhe ishte projektuar për të ofruar një vijë të qartë zjarri për rojet kufitare nën urdhrat për të qëlluar mbi këdo që përpiqej të ikte.  
    7Ushtarët gjermano-lindorë që patrullojnë përgjatë murit pranë stacionit të trenit të Berlinit në shtator të 1987-tës. Zona neutrale midis mureve të brendshme dhe të jashtme njihej si “Rripi i vdekjes” dhe ishte projektuar për të ofruar një vijë të qartë zjarri për rojet kufitare nën urdhrat për të qëlluar mbi këdo që përpiqej të ikte.

     
    Muri i Berlinit që kalon përgjatë rrugës Niederkirchner. Fotografi e vitit 1988.
    8Muri i Berlinit që kalon përgjatë rrugës Niederkirchner. Fotografi e vitit 1988.

    Një automjet duke patrulluar në "Rripin e vdekjes" përgjatë rrugës Bernauer më 1989.
    9Një automjet duke patrulluar në “Rripin e vdekjes” përgjatë rrugës Bernauer më 1989.
    Rojat kufitare të Berlinit Lindor duke qëndruar në majë të Murit të Berlinit, para Portës së Brandenburgut më 11 nëntor të vitit 1989. Dy ditë më parë, më 9 nëntor, muri u thye nga mijëra gjermanë pasi një zyrtar gjermanolindor bëri të ditur se kufizimet për udhëtim midis Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë do të hiqeshin "pa vonesë".
    10Rojat kufitare të Berlinit Lindor duke qëndruar në majë të Murit të Berlinit, para Portës së Brandenburgut më 11 nëntor të vitit 1989. Dy ditë më parë, më 9 nëntor, muri u thye nga mijëra gjermanë pasi një zyrtar gjermanolindor bëri të ditur se kufizimet për udhëtim midis Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë do të hiqeshin “pa vonesë”.
    Një lumë njerëzish duke kaluar në shtegun e krijuar nga prishja e një pjese të Murit të Berlinit më 11 nëntor. Ushtarët e Gjermanisë Lindore u urdhëruan të qëndronin mënjanë, duke i dhënë fund ndarjes fizike të Berlinit në Lindor dhe Perëndimor.  
    11Një lumë njerëzish duke kaluar në shtegun e krijuar nga prishja e një pjese të Murit të Berlinit më 11 nëntor. Ushtarët e Gjermanisë Lindore u urdhëruan të qëndronin mënjanë, duke i dhënë fund ndarjes fizike të Berlinit në Lindor dhe Perëndimor.

    /REL/

    Lajmi Paraprak

    Prodhimi i mjaltit shënon rënie, ndryshimet klimatike po shkatërrojnë bletët

    Lajmi i rradhës

    Vdekja e foshnjës 14 muajshe – Oda e Mjekëve s’ka ende vendim për kolegët e tyre!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë