Athina në kaos: protestues të maskuar sulmojnë parlamentin (Video)

    Sheshi Syntagma në Athinë u kthye në një arenë përplasjesh të ashpra, teksa grupe personash të maskuar hodhën bomba molotov dhe goditën me objekte të forta drejt ndërtesës së parlamentit grek.

    Protestuesit, të mbuluar me maska dhe kapuç, shkatërruan pllakat e trotuarit në sheshin Syntagma, duke shtuar kaosin.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tensionin e lartë mes turmës, ndërsa një protestuese pësoi komplikime shëndetësore pasi u shtyp nga turma.

    Mitingje të mëdha u mbajtën në mbarë Greqinë më 28 shkurt, në përkujtim të dyvjetorit të tragjedisë së Tempit.

    Në qytetet kryesore brenda dhe jashtë vendit, mijëra njerëz dolën në rrugë për të nderuar 57 viktimat dhe për të mbështetur familjarët e tyre.

    Protestat mbushën rrugët e Athinës, Selanikut dhe Larisës, duke reflektuar zemërimin dhe dhimbjen e qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

    Lajmi i rradhës

    I pari është i mbrami!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë