Autobusi në Strugë goditi një person në karrocë

    Një autobus me targa të Ohrit ka goditur një person që ishte në karrocë, njoftojnë nga Sektori i Policisë së Ohrit. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:25AM në rrugën e Partizanit në Strugë, ku më pas personi është dërguar në spital për trajtim të nevojshëm, përcjell Nistori.

    Sektori i Policisë së Strugës raportoi se rreth orës 11:25 në rrugën e Partizanit në Strugë, një autobus Mercedes me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L. (52) nga Ohri, ka goditur një person në karrocë S.C. (66) nga Struga. Në aksident, S.C. pësoi lëndime të rënda të konfirmuara nha spitali Special “Shën Erazmi” në Ohër, ku po mbahet për trajtim të mëtejshëm.

    Prokurori publik kompetent u njoftua dhe një ekip inspektimi nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës kreu hetimin në vendin e ngjarjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Europianët po e braktisin platformën X të Musk-ut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë