“Autobusi vjen kur t’i kujtohet”, banorët e Matkës ankohen për transportin publik

    “Nuk kërkojmë as më tepër as më pak, të jetë linje e rregullt e jo të luajnë ping – pong, sot e lëshojnë e nesër nuk e lëshojnë nuk është ajo zgjidhje dhe kjo nuk është vetëm sot por ka mbi 10 vite që e lëshojnë kur tu kujtohet”, tha një tjetër banor i fshatit Matkë.

    “Problemi është tek Danella, një here e lëshon autobusin një here nuk e lëshon, e pyes shoferin më thotë që vozisim fëmijë për në Nerez, e për fëmijët tanë nuk ka thotë. Unë kam edhe dy mbesa dhe një nip dhe ja nga dita e hënë do të duhet t’i barti unë pasi djali nuk është këtu, të hënën do të fillojnë dhe patjetër ti bari unë deri në Gjorçe dhe t’i kthej. Kur të vinë zgjedhjet na thuan të votojmë, nuk do të votojmë më”, theksoi një banorë i Matkës.

    Banorët paralajmërojnë bllokim të rrugës nëse nuk zgjidhet problemi me transportin e pa rregullt të fshatit Matkë. Nga komuna e Sarajit thonë se janë të njoftuar me ankesën e banorëve dhe të njëjtën ankesë e kanë dorëzuar deri tek Ndërmarrja e Qarkullimit Publik dhe presin që ky problem të zgjidhet.

    “Në lidhje me mungesën e transportit publik, Bashkësia Lokale e vendbanimit Matkë, ka dorëzuar ankesë deri tek Komuna e Sarajit dhe të njëjtën e kemi dorëzuar deri tek Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjen dhe pritet që ditët në vijim ky problem të zgjidhet”, njoftojnë nga Komuna e Sarajit.

    Nga Ndërmarrja për Qarkullimi Publik thanë se shkak i reduktimi të transportit është pushimi dimëror i nxënësve. Ndërkohë nga dita e hënë sindikatat përfaqësuese të Kompanisë së Transportit Publik paralajmëruan se nuk do të ketë transport publik nëse deri atëherë Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk mban seancë urgjente në të cilën do duhet të votohen për subvencionim të NQP-së për vitin 2024. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN: është PR i rrejshëm i Qeverisë se çmimi i rrymës është ulur

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët kërkojnë masa kundër ajrit të ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë