Autoritetet pa strategji për përballjen me zjarret

    Fotografia: Nistori

    Vetëm pak muaj nga sezoni kur vendi rrezikohet më së shumti nga zjarret, nuk dihet nëse institucionet në vend do të jenë gati për t’u përballur me situatat që përsëritën pothuajse çdo vit nga të cilat dëmet janë të mëdha.

    Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, sot u përgjigj në ikje e sipër, duke thënë se kanë biseduar për të shtuar numrin e helikopterëve, por duke mos u përgjigjur konkretisht se a do të shtohet numri i zjarrfikësve apo nëse është bërë servisimi i automjeteve.

    “Besoj se këtë verë do t’i presim zjarret më të përgatitur. Edhe zjarrfikës nuk kemi mjaftueshëm. Kuptohet po punojmë në atë drejtim”, deklaroi Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Kriza.

    Nga tre aeroplanë sa ka në dispozicion Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në servisim e sipër është njëri prej tyre, ndërsa drejtori i kësaj drejtorie Bekim Maksuti, tha se së shpejti në servisim dërgohen edhe dy të tjerët. Servisimi i një aeroplani nuk duhet të zgjasë më shumë se 60 ditë. Edhe më herët nga ky institucion kishin pritshmëri të larta se servisimi i aeroplanëve për shuarjen e zjarrit do të kishte përfunduar para fundvitit.

    “Presim në çdo kohë që të na tregojnë agjendën e fluturimit edhe për dy fluturaket tjera dhe besoj që periudhën në vijim do kemi në dispozicion aeroplanët për t’u përballur me zjarret që do na kaplojnë. Edhe pse kemi edhe probleme të tjera, sa i takon numrit të pilotëve, sepse dy nga këta pilotë do të duhet të shkojnë në ri trajnim në Spanjë, sepse është trajnim specifik”, u shpreh Bekim Maksuti, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Drejtoria ka në dispozicion 5 pilotë, njëri prej të cilëve është para pensionimit. Duke qenë se aeroporti i Shkupit do të rikonstruohet aeroplanët kur të jenë të servisuar do t’i zhvendosin në aeroportin e Ohrit, nga ku edhe do të ngritën në fluturim në rast se nevojiten. Aeroplanët janë jashtë funksionit pothuajse për tre vjet. Mosfunksionimi i aeroplanëve vendit i ka kushtuar shtrenjtë, shumë zjarre që kapluan terrenet e ashpra në vend nuk mund të fikeshin nga toka. Gjatë verës vendi u përball me vatra të shumta zjarresh, ku zjarrfikësit nuk mund të kishin qasje dhe as ushtria nuk mund të bënte shumë. Në mungese të aeroplanëve tanë, mbetëm në mëshirë të vendeve fqinje. Fluturimi i një aeroplani për shuarjen e zjarrit kushton më së paku nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Politika “dëmton” lirinë e mediave

    Lajmi i rradhës

    Partia Demokratike, përpara qeverisë për drejtësinë e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë