Autostrada Tetovë – Gostivar, e gjitha me gropa dhe e pa asfaltuar dhe pa shirit të tretë

    Pjesa më e madhe e kolonave të urave në autostradën Tetovë – Gostivar kanë mbetur pothuajse në tela. Në gjendje të këtillë, janë pothuajse të gjitha urat përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Por ky nuk është problemi i vetëm. Kjo autostradë është e gjitha me gropa dhe e pa asfaltuar, ndërsa problemin kryesor, ka shiritin e tretë që në rast të defektit të makinave do mundësonte parkimin anësor, por kjo autostradë nuk e ka. Andaj, makinat që kanë defekte, zakonisht duhet të parkohen përgjatë rrugës.

    Banorët ankohen se urat me shtylla të këtilla, përbëjnë rrezik gjatë kalimit, andaj kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

    “Kur diçka është e dëmtuar, duhet të rregullohet. Këndej kah Gostivari është më keq, kjo pjesë, është keq edhe me gropat, ndonjëherë edhe qen dalin”, tha një banor.

    “Nuk janë shumë të sigurt, duhet patjetër duhet të intervenohet”, u shpreh një banor tjetër.

    I pyetur për riparimin e urave por dhe autostradës, drejtori i Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi tha se këtë vit do fillojnë punimet për një autostradë krejtësisht të re në këtë aks rrugor.

    “Rruga Tetovë Gostivar është paparaparë të fillojë këtë vit me Bek telin dhe gjitha këto ura do prishen, për zgjerimin e autostradës që duhet ti plotësojë të gjitha standardet evropiane”, tha Ejup Rustemi –Drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore.

    Deri tek dëmtimi i pjesës së poshtme të kolonave të urave, ka ardhur si pasojë e ujit që grumbullohet shpesh poshtë tyre, por edhe dëmtimit të tyre nga aksidentet e makinave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rregullat Covid-19 që duhet t’i dijnë qytetarët e RMV-së për hyrje në Greqi

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Serbia të trajtohet si shtet që nuk bazohet në vlerat europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë