“Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i përmbush standardet europiane”

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi në emisionin “10 minuta” tha se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i përmbush standardet evropiane. Ai theksoi se këtë vit pritet të nisin punimet për zgjerimin e së njëjtës.

    “Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar dua të potencojë se është e vërtetë se nuk i plotëson standardet evropiane për autostradë, prandaj edhe ne e kemi paraparë zgjerimin e kësaj autostrade me Bechtel Enka dhe shpresoj që shumë shpejtë do të nënshkruajmë marrëveshje dhe këtë vit do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i kësaj autostrade prej Tetove deri në Gostivar”, deklaroi Rustemi.

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia e Veriut të respektojë të drejtat e qytetarëve të saj”

    Lajmi i rradhës

    KRrE njofton se sot përfundon sezoni i ngrohjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë