Autostrada Tetovë – Gostivar pritet të përfundojë brenda 2.5 vitesh dhe do të kushtojë 90 milionë euro

    Punime në autostradën Tetovë – Gostivar / Fotografia: FB/Hristijan Mickoski

    Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se, kjo nuk është vetëm një rrugë, por një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi që siç tha, që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë.

    Mexhiti tha se po ndërtojnë të ardhmen dhe për dallim nga e kaluara, rreth tyre po dëgjohen zhurmat e buldozerëve e ekskavatorëve dhe jo të fotoaparateve.

    “Sot, në vend të fotoaparateve, rreth nesh po gjëmojnë zhurmat e buldozerëve, ekskavatorëve dhe kamionëve. Ne nuk xhirojmë spote reklamash, por ndërtojmë të ardhmen. Po ndërtojmë rrugë për popullin tonë. Korridori 8 është më shumë se një rrugë, është një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, lidh zemrën e Ballkanit. Vendimi ynë strategjik është i qartë, Maqedonia përfundon seksionin e saj, e sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë”, tha Mexhiti.

    Në këtë ngjarje ishin pjesëmarrës edhe kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, politikanët nga koalicioni VLEN si dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

    Ndryshe, përfaqësuesit e qeverisë njoftuan se kjo pjesë e autostradës do të përfundojë brenda 2.5 vitesh. Së pari, duhet të ndërtohet një rrugë alternative rajonale, si dhe një seksion autostrade me gjithsej gjashtë korsi, nga tre në secilin drejtim, me gjatësi 17.5 kilometra, me një vlerë totale prej 90 milionë eurosh.

    Lajmi Paraprak

    KULLA

    Lajmi i rradhës

    Rroftë gjithçka!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë