AUV asgjësoi 1740 kg ushqime të pasigurta gjatë Pashkëve

    Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se para festës së Pashkëve kanë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme.

    Nga AUV thonë se janë konstatuar parregullsi, janë shqiptuar gjoba dhe janë asgjësuar ushqimet e rrezikshme.

    “Te 16 operatorë, nga kontrollet u konstatua se kushtet higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në ambiente ishin jo të mira. 4 prej operatorëve nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve të tyre ose kanë pasur karta sanitare të skaduara. Pesë nga operatorët nuk ishin të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV, dhe tetë u gjetën se kishin produkte të etiketuara në mënyrë jo të duhur. Për mospërputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë marrë 44 vendime për largimin e tyre. Për vendosje të ushqimeve të pasigurta në treg dhe konstatimin e mospërputhjeve të përmasave më të mëdha, janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro në kundërvlerë të denarëve. 1740 kilogramë ushqime të pasigurta u asgjësuan në mënyrë të padëmshme”, thonë nga AUV.

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit e kulturës do të protestojnë për vonesat e pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë