Avokati serb: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra shtatë vjeçarja Blerina Jashari

    Çedomir Stojkoviq ka vazhduar me akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Avokati serb gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari gjersa ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera gjatë vitit 1999.

    Ai ka rikujtuar se udhëheqësi serb ishte ministër i Propagandës gjatë kohës së qeverisë së udhëhequra nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, kur u vra në Prekaz shtatëvjeçarja Blerina Jashari.

    “Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi në platformën X.

    “Sistemi i Millosheviqit ju shpëtoi nga arrestimi dhe dënimi me 20 vjet burg, duke fshehur dokumentet dhe provat për ju në vitin 2000”, shtoi më tutje ai.

    Kjo vizitë e avokatit serb është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së presidentit serb.

    Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ai ishte rrahur brutalisht dhe ishte torturuar psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

    Lajmi Paraprak

    Mesazhi nga Berlini: Zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen!

    Lajmi i rradhës

    Shpopullimi masiv, drama më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë