Bakllava apo sheqerpare? Të rinjtë në Pollog nuk e dinë më recetën tradicionale

    Sheqepare apo bakllava. Dy ëmbëlsirat tradicionale në Pollog që përgatiten për festën e Bajramit. Por, derisa kohë më parë me shumë gëzim nëpër çdo shtëpi, një ditë para Bajramit përgatitej sheqerparja tradicionale. Por disa qytetarë që anketuam në Tetovë thonë se sot të rinjtë dhe të rejat as që dinë se si bëhet sheqerparja. Thonë se më lehtë e kanë t’i drejtohen ëmbëltoreve sesa të përgatisin.

    “Të rinjtë nuk duam më, nuk duan të bëjnë. Rrallë ka sheqerpare shpie ma, s`ka kush e bën”, tha një banor.

    “Joo tani e kanë gjet më rehat, nuk lodhen shumë. Edhe duan edhe nuk duan, se ëmbëltore ka lirë e mirë, kjo është. Nuk lodhen aspak, rahatllëk”, tha një tjetër banor.

    “të rejat gati presin krejt, mundësisht tu sjelle dikush prej ëmbëltores. Nuk duan të gatuajnë, presin tju sillet pre dyqani,” u shpreh një tjetër banor.

    E për të pasur sheqerparen apo bakllavanë në mëngjesin madhështor të bajramit, ëmbëltorët në Tetovë thonë se rezervimi duhet bë një ditë përpara, ose përndryshe, nuk mbetet asgjë.

    “Më shumë kërkohet bakllavaja, tollumbat, boemët. Sheqerpare kërkojnë por nuk bëjmë më. Një ditë para duhet ta porosite dhye ia bëjmë gati ne,” tha Redon Iljazi. Menaxhues ëmbëltoreje.

    Kryesorja e këtij Bajrami është therja e Kurbanit. Shitësit thonë se ka rënë interesimi nga ana e qytetarëve

    “Mall ka sa të duash po dikush ka para për të blej e dikush nuk ka”, tha një shitës kurbanësh.

    “Sivjet është më dobët se vitin e kaluar, se ndikojnë hoxhallarët që paratë ti japin sadaka. Çmimet sikur vjet janë madje pak më dobët,” tha një tjetër shitës kurbanësh.

    Për therjen e Kurbaneve dhe hedhjen e lëkurave, nga komuna e Tetovës apeluan që të njëjtat të hidhen tek pika e grumbullimit e Saubermacher, me qëllim që të ruhet ambienti dhe mos hidhen nëpër kontejnerë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ramiz Merko nën lupën e drejtësisë: vendimet e para për akuzat penale afrojnë

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë