“Ballkani i Hapur” | Kovaçevski sqaron marrëveshjet që janë nënshkruar

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të samitit “Open Ballkan” në Beograd, tha se të tre vendet kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë zotuar të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të mungesës së furnizimeve ushqimore apo bujqësore.

    “Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë.

    Ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin në rast të ndërprerjes së furnizimit me ushqime, si rezultat i krizës globale, nëse ndonjë nga vendet tona do të përballet përfundimisht me mungesë në furnizimin e tregut të brendshëm”, tha Kovaçevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Ekonomia në humbje mbi një milionë euro në ditë, vetëm nga pagesa e energjisë elektrike me çmim të rritur”

    Lajmi i rradhës

    Miliona persona evakuohen në Pakistan për shkak të vërshimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë