Bankat në RMV me fitime, biznesi me ankesa

    Bankat në Maqedoni vazhdojnë të kenë fitime të mëdha edhe në tre muajt e parë të vitit. Ato vetëm në periudhën janar-mars 2023 kanë shënuar fitim prej 61.4 milionë euro karshi 42.5 milionë euro në tre muajt e parë të viti të kaluar. Gjithashtu edhe në vitin 2022 ato kishin fitime të mëdha prej 157 milionë euro apo për afër 6 për qind më shumë se në vitin 2021. Dallimi midis kamatave të kursimeve dhe kredive mbetet burimi kryesor i fitimit, pasuar nga kompensimet dhe provizionet e ndryshme.

    Në pesë-gjashtë vitet e fundit bankat kanë vazhduar të shënojnë fitime të mëdha që e tregon edhe rritja e fitimit të tyre nga afër 136 milion euro në vitin 2018 në 157 milionë euro në vitin e kaluar.  Gjithashtu në vitin 2011, bankat kanë realizuar 19.2 milionë euro fitim pas tatimit, sipas të dhënave të Bankës Popullore, në vitin 2015 fitimi është rritur në 75.4 milionë euro, ndërsa në vitin 2018 ka arritur në 135.8 milionë euro. Paralelisht me fitimet e bankave rriten edhe kompensimet e bizneseve dhe qytetarëve. Pjesa më e madhe e të ardhurave bankat e fitonin nga interesat e kredive dhe komisioneve, të cilat janë dy zërat më të mëdhenj të grumbullimit të parave nga qytetarët dhe sektori i korporatave dhe që kanë peshën më të madhe në rritjen e fitimeve.

    Nga ana tjetër, afaristët thonë se kompensimet që bizneset ju paguajnë bankave paraqesin një harxhim të madh për punën e përditshme të tyre. Afaristi Venko Gligorov thotë se kompensimet që i paguajnë bankat për llogaritë në denarë janë për kokë dhimbje. Një përllogaritje e tij dhe krahasimi për tre llojet e komisioneve që merr një nga bankat vendore, tregon se merren para për çdo muaj në këtë bazë. Krahasimet janë bërë edhe në raport me muajin qershori para pandemisë, përgjatë saj dhe me luftën në Ukrainë. Të ardhurat mujore edhe për mosfunksionimin e llogarisë, tregojnë se banka i merr nga 10 euro deri në 20 euro. Nëse ka 5000 llogari apo kompani të tilla, këto janë prurje mujore që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 euro në muaj. Ky vëllim faturash, së bashku me të gjitha dokumentet shoqëruese që skanohen, ruhet në një kompjuter me një softuer me një kosto jo më shumë se 5000 euro, në mënyrë të njëfishtë.

    Nëse llogaritet edhe mirëmbajtja prej 500 euro në muaj, do të mbeten rreth 40.000 deri në 90.000 euro në muaj mbeten “të pastra”, ose në nivel vjetor prurje nga gjysmë milioni deri në një milion euro. Kjo vetëm nga fakti që banka “mirëmban” llogaritë. Këtu duhet shtuar se llogarit veçmas kompensimet për transaksionet. Pra mbetet që të kërkojmë që kjo çështje të rregullohet apo të kërkojmë edhe marrëveshje kolektive për këtë, konstaton ai. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Trazirat në Francë, bizneseve u kushtuan 1 miliard euro

    Lajmi i rradhës

    Shumë ndërtime pa leje në Kodrën e Diellit, në pritje të legalizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë