Banorët kërkuan zhvendosjen e deponisë së rrezikshme në Kërçovë

    Disa protesta janë mbajtur së fundmi për deponinë në Kërçovë. Protestuesit kërkojnë dislokimin e së njëjtës. Kanë bërë edhe ankesa deri tek organe më të larta shtetërore, pas çka para disa ditësh pasoi me thirrje në polici të drejtorit të Ndërmarrjes Komunale, ndalimit të punës së punëtorëve të komunales dhe një padi ndaj Komunës. Kryetari i Kërçovës veprimin e politicë ndaj punëtorëve të ndërmarrjes komunale e quan terror politik.

    “Reagimi i fundit që u bë para disa ditëve nga policia e qytetit të Kërçovës fatkeqësisht ndaj punëtorëve të Ndërmarrjes Komunale “Komunalec” duke ushtruar detyrën e tyre duke larguar mbeturinat nga oborret e shtëpive, duke larguar mbeturinat nga kontejnerët e qytetit dhe vendbanimet rurale dhe duke i grumbulluar jo ne një deponi por në një fazë tranzitore apo një moment të improvizuar të një qendre grumbulluese për t’i bartur deri në “Rusino” ku për momentin kompania e licencuar është duke i dërguar”, tha Fatmir Dehari.

    Dehari shprehet se pas gjithë këtij presioni, ai ka vetëm dy zgjidhje – ose mbeturinat t’i lërë nëpër shtëpi ose të më lejojnë të mundohemi të gjejmë zgjidhje sepse kjo që po bëhet është tendencë politike.

    “Fundin këtu e shoh vetëm një tendencë e ashpër politike, që nuk është që e kam përmendur po në televizionin tuaj nuk është vetëm në pjesën e mbeturinave por në të gjitha kompetencat që Komuna, pra pushteti lokal menaxhon”, deklaroi Dehari.

    Kompetencat për zgjidhjen e deponive rajonale e ka niveli qendror, tregon më tej kreu i Kërçovës.

    “Më lejoni ta citoj konkluzionin, vendimin e sjellë të Komunave në nivel shteti por edhe të Komunës së Kërçovës më datë 23.04.2018 ku shpall vendim këshilli i Komunës së Kërçovës për kalimin e kompetencave qeverisë se RMV-së për krijimin e deponive rajonale dhe shtrohet pyetja edhe drejtuar organeve të policisë dhe gjithë tjerëve përderisa nuk ka deponi rajonale ku ti dërgojmë këto mbeturina”, tha ai.

    Së fundmi në Komunën e Kërçovës janë vendosur mbi 800 kontejnerë për riciklimin e mbeturinave të plastikës, kanaçeve etj. Me problemin e mbeturinave po përballen gati të gjitha komunat në shtet, ndërsa komunat jugperëndimore presin ndërtimin e deponisë rajonale në Novac të Manastirit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bum me pasuritë e paluajtshme në RMV: mijëra blerje, qira dhe hipoteka gjatë fillimit të 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë