Bastiset grupi i Kumanovës në burgun e Idrizovës

    Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës.

    Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”.

    Burime brenda policisë thonë se bastisja ka ardhur si rezultat i denoncimit se brenda qelive mbahen armë zjarri dhe lëndë narkotike.

    Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine.

    Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Serbia, e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë