Në vitet e fundit çdo pushtetar është zotuar dhe ka premtuar se nxënësit shqiptarë të Idrizovës do të mësojnë në shqip deri në klasën e nëntë. Por përveç deklaratave nuk është bërë pothuajse asnjë hap që këtyre fëmijëve t’u mundësohet arsimim në gjuhën e tyre amtare.
Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e shumta të prindërve e nxënësve, të cilët kanë mbetur jashtë bankave shkollore.
Zyrtarë të BDI-së dhe LSDM-së shumë shpesh u fotografuan në Idrizovë dhe u deklaruan se zgjidhja është afër, por epilog kurrë nuk pati. Ja çfarë deklaronin ata. /Alsat/
Administrata e MPB-së shqyrton mundësinë për grevë?
Më afër qytetarëve për ta përforcuar besimin në polici. Këtë vit, Dita e Policisë do të shënohet pak…