BDI publikon bartësit e listave për deputetë

    Në një mbledhje të rendit të ditës në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim shpalli formimin e Frontit Europian si një hap vendimtar drejt integrit europian dhe largimit të ndikimeve të padëshirueshme në vendin tonë.

    Kryetari Ali Ahmeti prezantoi programin e përbashkët të koalicionit për integrim europian, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese, luftën kundër korrupsionit, dhe marrëveshjen ekonomike. Në këtë kontekst, u prezantua edhe kandidati i përbashkët për president, Bujar Osmani.

    “Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

    Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
    Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
    Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
    Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
    Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
    Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti” shkruajn ato.

    Me këtë rast, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së ftoi anëtarët e partisë dhe qytetarët në përgjithësi për të mbeshtetur Frontin Europian dhe kandidaturën e Bujar Osmanit për zgjedhjet presidenciale, duke shprehur bindjen se kjo është rruga më e sigurt drejt integrit europian dhe zhvillimit të vendit tonë.

    Lajmi Paraprak

    Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

    Lajmi i rradhës

    Dështoi sezoni turistik në Kodrën e Diellit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë