BE: kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

    Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) ka identifikuar 285 produkte kozmetike që përmbajnë kimikate të ndaluara në Evropë.

    Nga inspektimet e kryera gjatë një projekti pilot të Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) rezultoi se rreth 6% e produkteve kozmetike përmbanin substanca të rrezikshme të ndaluara sipas rregullave evropiane.

    ECHA njoftoi se agjencitë kombëtare në 13 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) – ku bën pjesë edhe Gjermania– kishin kontrolluar rreth 4,500 produkte kozmetike dhe gjetën në 285 prej tyre substanca të ndaluara.

    Pavarësisht nga firma dhe çmimi

    Agjencia Evropiane e Kimikateve, me seli në Helsinki, e gjeti shumicën e substancave të ndaluara duke parë listat e përbërësve.

    “Inspektimet u kryen kryesisht duke kontrolluar listën e përbërësve – gjë të cilën mund ta bëjnë lehtë edhe konsumatorët,” thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.

    Në lapsat dhe e syve dhe të buzëve u gjet shpesh perfluorononyl dimethicone, i cili degradon në PFOA dhe PFCA, kurse në balsamet, kondicionerët dhe maskat e flokëve ishin shpesh të pranishme D4 dhe D5.

    “Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se substancat e ndaluara u gjetën në lloje të ndryshme produktesh kozmetike, të prodhuara nga firma të ndryshme dhe në të gjitha kategoritë e çmimeve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Përse keni gjithmonë ftohtë

    Lajmi i rradhës

    Antikultura, garancia e çdo dështimi për Liri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë