BE kundër përfshirjes ushtarake të ShBA-së në konfliktin Izrael-Iran

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se një përfshirje ushtarake e Shteteve të Bashkuara në përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit do të “tërhiqte” gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.

    Deklarata e saj erdhi pasi Donald Trump sugjeroi hapur se ShBA-ja, si aleate e ngushtë e Izraelit, mund të marrë një rol më aktiv për t’i dhënë fund armiqësive.

    “Ne nuk jemi të përfshirë në këtë. Është e mundur që të përfshihemi. Por për momentin nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News të dielën.

    Më pas shtoi se SHBA-ja do të vepronte me “duart e lira” nëse Irani “prek trupat tona”.

    Dhe të martën, Kallas e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do të mbështesë një ndërhyrje të armatosur amerikane.

    “Nëse SHBA-të përfshihen, atëherë kjo me siguri do ta tërheqë gjithë rajonin në një konflikt më të gjerë. Dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, citohet të ketë thënë ajo në Bruksel. 

    Lajmi Paraprak

    Dyert emergjente në aeroplan, si shpëtohen pasagjerët në situata të pazakonta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë