BE le të lajmërohet kur të vendos për të vazhduar procesin integrues, tha Zaev

    Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë, shkruan Alsat. Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit.

    “Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: S’ka zgjidhje për vendosje të grafës etnike në letërnjoftim

    Lajmi i rradhës

    Kujdes nga stresi i tepërt, mësoni se çfarë u bën grave dhe çfarë burrave?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë