Bekim Sali: Vetëm mashtrime nga Visar Ganiu dhe asgjë tjetër

    Kandidati i koalicionit Aleanca për shqiptarët-Alternativa për Çairin, Bekim Sali, paralajmëroi ditë më të mira për banorët e komunës. Ai akuzoi kundërkandidatin dhe kryetarin aktual Visar Ganiun se ka mashtruar banorët për ndërtimin e fasadave për efikasitet energjetik.

    “Katër vjet më vonë. Asnjë fasadë, asnjë kulm, asnjë dritare, kurrfarë efikasiteti energjetik. Vetëm mashtrim nga Visar Ganiu dhe asgjë tjetër. Ne, madje, as nuk e dimë se ku kanë përfunduar ato 15 milionë euro. Të dashur qytetarë, pse duhet t’i besoni një mashtruesi të këtillë? Mashtruesi nuk e meriton më besimin tuaj”, tha Sali për TV21.

    Lajmi Paraprak

    Janev: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë të kaluar dhe të ardhme të përbashkët

    Lajmi i rradhës

    Dehari: Mërgimtarët vijnë për fitoren e radhës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë