Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit

    Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Bajramin e Kurbanit – një nga festat më të rëndësishme të fesë islame, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. REL-i ju sjell disa pamje nga kjo ngjarje.

    1.Dita e festës nisi herët në mëngjes me faljen e namazit të Bajramit.

          Qindra besimtarë myslimanë të moshave të ndryshme u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe në xhami të tjera të vendit.
          2. Qindra besimtarë myslimanë të moshave të ndryshme u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe në xhami të tjera të vendit.
          Udhëheqësit fetarë theksuan se kjo festë nuk është vetëm ditë gëzimi, por edhe reflektimi, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
          3. Udhëheqësit fetarë theksuan se kjo festë nuk është vetëm ditë gëzimi, por edhe reflektimi, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
          Në kuadër të traditës, besimtarët kryejnë edhe therjen e kurbanit, ndërsa mishi ndahet me familjarët, miqtë dhe ata në nevojë, si shenjë e bujarisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
          4. Në kuadër të traditës, besimtarët kryejnë edhe therjen e kurbanit, ndërsa mishi ndahet me familjarët, miqtë dhe ata në nevojë, si shenjë e bujarisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
          Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës i kanë uruar besimtarët për festën, duke bërë thirrje për harmoni dhe begati në çdo familje.
          5. Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës i kanë uruar besimtarët për festën, duke bërë thirrje për harmoni dhe begati në çdo familje.
          Gjatë ditëve të Bajramit, qytetarët vizitojnë njëri-tjetrin, duke e shndërruar festën në një moment bashkimi dhe afërsie, jo vetëm brenda familjes, por edhe në komunitet.
          6. Gjatë ditëve të Bajramit, qytetarët vizitojnë njëri-tjetrin, duke e shndërruar festën në një moment bashkimi dhe afërsie, jo vetëm brenda familjes, por edhe në komunitet.
          Festa e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite.
          7. Festa e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite.
          Haxhi është një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit dhe përfaqëson pelegrinazhin që çdo besimtar mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi fizike dhe financiare.
          8. Haxhi është një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit dhe përfaqëson pelegrinazhin që çdo besimtar mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi fizike dhe financiare.
          Kurban Bajrami festohet nga pothuajse të gjithë myslimanët në botë, që përbëjnë rreth 25% të popullsisë.
          9. Kurban Bajrami festohet nga pothuajse të gjithë myslimanët në botë, që përbëjnë rreth 25% të popullsisë.
          Urimet që e karakterizojnë festën janë të shumta: "Me fat Bajrami", "Me shëndet Bajrami" e me "Me gëzime Bajrami".
          10. Urimet që e karakterizojnë festën janë të shumta: “Me fat Bajrami”, “Me shëndet Bajrami” e me “Me gëzime Bajrami”.
          Lajmi Paraprak

          Mickoski përsërit narrativën e vjetër, fajin për procesin e integrimit e kërkon te BE-ja

          Lajmi i rradhës

          Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë